English

Jelko Kacin: Në takimin e Bërdosë, shtetet pa simbole

Bërdo, 19 mars, NOA - Raportuesi për Serbinë në Parlamentin e Evropës, Jelko Kacin, ka deklaruar se takimi i Bërdos në Slloveni nuk ka të bëjë me shtetet por me udhëheqësit nga ish-republikat jugosllave dhe Shqipërinë, të cilat pa protokoll, pa simbole dhe funksione shtesë, të diskutojnë për të ardhmen e marrëdhënieve mes tyre.

Në një intervistë për BBC-në zoti Kacin tha se askush nuk po e përball Serbinë me kërkesën që ta pranojë Kosovën.

Pjesëmarrja e Serbisë në takimin e udhëheqësve të rajonit në konferencën e Bërdos ende është e paqartë, meqë autoritetet serbe kanë deklaruar se Kosova duhet të marrë pjesë vetëm në kuadër të Rezolutës 1244.

Por udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë deklaruar se në Slloveni do të marrin pjesë në cilësi të barabartë me shtetet e tjera.

Z. Kacin çfarë keni diskutuar me mikëpritësit serbë për takimin e Bërdos?

- Unë jam përfaqësues i një institucioni evropian, i Parlamentit të Evropës, ndërkohë që bashkëorganizatorë të kësaj ngjarjeje janë kryeministrat e Sllovenisë dhe të Kroacisë. Dhe porosia ime për këtë kur jam pyetur, e posaçërisht mediat më kanë pyetur për konferencën, nuk është detyra ime që të këshillojë. Por si një njeri që vjen nga Ballkani Perëndimor, unë ju thash se ka nevojë që të jepen porosi pozitive nga rajoni. Dhe nëse e në ç'kohë, bëhet një fotografi e plotë familjare ky do të shënonte një premtim, njoftim ose lajm që vjen nga një rajon shumë i vështirë. Pra nuk ka të bëjë kjo vetëm me Serbinë, por me gjithë Ballkanin Perëndimor dhe me aftësitë e tij që të jep porosi me një zë dhe kjo është një gjë që do të mirëpritej nga të gjithë anëtarët e BE-së dhe institucionet evropiane në përgjithësi. Besoj se ky do të jetë një hap i rëndësishëm që të krijohet një frymë më pozitive me një energji më pozitive në rajon.

Por rajoni nuk po flet me një zë. Serbia vazhdon ta konsiderojë se nuk është koha për t'u ulur në një tavolinë me Kosovën si shtet.

- Kjo nuk ka të bëjë me shtetet. Ka të bëjë me udhëheqjen dhe udhëheqësit që vijnë nga ish-Republikat e ndryshme jugosllave dhe Shqipëria, që do të kenë mundësinë të jenë atje pa protokoll, pa simbole dhe funksione shtesë të cilat i përfaqësojnë në shtetet e tyre. Kjo ka të bëjë me orientimin për të ardhmen e udhëheqësve që do të jenë në pozitë të komunikojnë mes vete.

E vlerësoni se ky samit është një rast i mirë që Kosova dhe Serbia të ulen së bashku pas viteve të armiqësisë mes tyre?

- Unë nuk jam një person në asnjë kapacitet as si raportues për Serbinë që do të mund të thërriste një mbledhje të tillë. Vlerësimi është bërë diku tjetër. Unë jam pyetur për këtë çështje dhe kam deklaruar se kjo është një mundësi ndërkohë që vendimi për të marrë pjesë është vendim i tyre. Ata duhet të vlerësojnë nëse pjesëmarrja është produktive apo ajo shënon një dëm kolateral. Serbia është një shtet Sovran dhe ajo do ta marr vendimin përfundimtar nëse do të marrin pjesë ose jo.

Të dyja vendet kanë për qëllim që t'i bashkohen BE-së. A është kjo e mundshme kur Kosova dhe Serbia vazhdojnë të kenë probleme ndërmjet tyre?

- Askush nuk po e përball Serbinë me kërkesën që ta pranojë Kosovën. Në të njëjtën kohë është evidente se Kosova ka nevojë që të përmirësojë kapacitetet e saj dhe të krijojë institucionet që nuk ekzistojnë, me qëllim që t'i bashkohet BE-së. Prandaj dilema për Beogradin BE-ja ose Kosova nuk ekziston. Sepse Serbia tashmë ka vendosur që të paraqes aplikimin dhe nuk është tërhequr. Ky është një objektiv strategjik. Në të njëjtën kohë Kosova është konfrontuar me të njëjtën dilemë dhe ajo ka vendosur shumë kohë më parë se është në favor të BE-së dhe nuk do që të mbetet në Serbi. Prandaj kjo dilemë është artificiale. Ka aspirate tek të gjitha vendet e rajonit që t'i bashkohen BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Por pyetja është se çka nënkupton sa më shpejt të jetë e mundur dhe sa do të marr kohë një gjë e tillë. Por çfarëdo mbledhje, që do të mundësonte komunikimin e drejtpërdrejt ose të tërthortë është një sfidë për ta, dhe ju keni të drejtë, por ajo që sot duket e pamundur nesër mund të bëhet e mundshme dhe madje normale. Ky mund të jetë momenti kur vlerësimi për t'u përafruar ose bashkuar me BE-në, mund të bëhet më real.

Për t'u bërë reale kjo do të duhej ndryshime në qeveritë e Prishtinës dhe Beogradit?

- Jo. Nuk është e thënë dhe nuk është sfidë jona për ta diskutuar këtë në atë mënyrë. Është përgjegjësi e tyre dhe këtu po flasim për dy shtete sovrane, e ato kanë përgjegjësitë e tyre për të ardhmen e tyre. Këtu kemi të bëjmë me ndikimin për shkrirjen e marrëdhënieve shumë të ftohta mes tyre për dobi të gjitha vendeve fqinje në rajon. Dhe kjo do të jetë porosia e takimit rajonal. Dhe sikundër e keni parë, dy vendet, njëri tashmë anëtar i BE-së dhe tjetri kandidat për anëtar, kryeministrat e të dyja këtyre vendeve po provojnë që të ofrojnë diçka por do të shohim se çfarë do të ndodh.

BBC

KOMENTE