English

Klosi: Pas votimit, ne jemi në protestë

Tiranë, 19 mars, NOA Update - "Ne ishim dhe jemi në protestë". Kështu është shprehur deputeti socialist Blendi Klosi për mediat, menjëherë pas votimit nga ana e deputetëve demokratë të nismës për komision hetimor për të ashtuquajturën "transparencë e zgjedhjeve".

Sipas tij, Partia Socialiste do të mbledhë forumet e saj dhe do të konsultohet për të gjitha masat e aksionit opozitar që do të ndërmarrë pas kësaj që ndodhi në seancën e sotme plenare, ku ajo deklaroi tërheqjen nga nismat e propozuara për hetimin e zgjedhjeve.

Me sa la të kuptohet paraprakisht deputeti Klosi, opozita "e fyer" nga gjoja reagimi i demokratëve që nuk ua pranuan kërkesën për hapjen e kutive, tani opozita do të zgjedhë sërish rrugën e bojkotit të institucioneve dhe atë të protestave në rrugë, për të ngritur zërin ndaj "prekjes së të drejtës së votës së lirë".

n.e/NOA

KOMENTE