English

Kuvendi, sërish sot në seancë maratonë

Tiranë, 19 mars, NOA - Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë edhe ditën e sotme ne seancë plenare maratonë për diskutimin e nismave të paraqitura nga Partia Socialiste për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Dje ajo zgjati për orë të tëra, mes replikash dhe debatesh të deputetëve nga të dyja kahet politike, të cilët u përplasën sërish për çështjen e hapjes së kutive.

Duket se asnjëra nga palët nuk denjoi të tërhiqet nga qëndrimi i deritanishëm që ka deklaruar deri tani për këtë çështje.

Nga ana e saj, mazhoranca përmes kryeministrit Sali Berisha por edhe deputetëve të tjerë demokratë la të kuptohet se i qëndron pohimit të saj për respektimin e vendimit të gjykatave, pra për mos hapjen e kutive të votimit.

Ndërsa opozita vende-vende u bë agresive, duke e akuzuar vazhdimisht atë se ka kryer krim elektoral dhe prandaj kutitë duhet të hapen me çdo kusht, për të realizuar transparencën e plotë zgjedhore.

Seanca e sotme pritet të nisë në orën 9.00 të paradites dhe do të shoqërohet gjithashtu me debate dhe diskutime rreth problematikës së hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.

n.e/NOA

KOMENTE