English

"Lugina e Vernikut", kapen 5 trafikantë dhe 14 klandestinë drejt Greqisë

Tiranë, 19 Mars NOA - Operacion policor për goditjen e trafiqeve të paligjshme, arrestohen pesë të dyshuar dhe izolohen 14 klandestinë të cilët kishin paguar deri në 500 euro për të kaluar ilegalisht në Greqi.

Burime zyrtare nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme i thanë sot agjencisë NOA se u finalizua me sukses operacioni "Lugina e Vernikut", por ky aksion erdhi pas një ndjekjeje disa ditore me metoda speciale të hetimit.

Gjatë këtij operacioni u realizua kapja dhe arrestimi në flagrancë i:

1. Zenel Çoka, 37 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në fshatin Çekrez Tiranë, i dënuar më parë për te njëjtën vepër

2.Gazment Muçaj, 31 vjeç, lindur ne Levan Fier banues fshatin Çekrezë Kamëz.

3. Njazi Lamaj, 34 vjeç, lindur në Dibër dhe banues ne Laknas Kamëz,

4. Genci Muçeku i biri i Ferit, 38 vjeç, lindur ne Devoll dhe banues në Kamez.

5. Besnik Vlashi i biri i Sulejmanit, 37 vjeç, lindur ne Lis Mat dhe banues ne Tirane

Të pestë janë kapur në flagrancë dje gjatë momenteve duke iu dhënë ndihmë për të kaluar kufirin një grupi prej 14 personash në fshatin Vernik të Devollit, kundrejt një pagese nga 300 në 500 Euro.

Policia konfirmoi se pesë të dyshuari, ishin mbajtur nën mbikëqyrje nga agjentët antitrafik, për një periudhë prej dy muajsh.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy automjete të cilat shërbenin për transportin e personave, dy pasaporta dhe 5 copë telefona celularë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar procedimi penal për veprën penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" e kryer në bashkëpunim.

e.r/NOA

KOMENTE