Milano, 19 Mars NOA - Me sa duket është një mbrojtës, përforcimi i parë i skuadrës së Milanit për sezonin e ardhshëm të këtij ekipi. Lojtari i Chievos kolumbiani Mario Yepes duket se është shumë pranë kalimit të tij në radhët e kuq e zinjve, ku stafi drejtues i ekipit tashmë ka kontaktuar me lojtarin dhe ai është shprehur tepër i gatshëm për këtë transferim.
Milani do t'i ofrojë atij një kontratë dy vjeçare nga e cila Yepes do të ketë një përfitim të ardhurash prej 1 milion eurosh në sezon.
Është pikërisht ditën e sotme në program një takim tepër i rëndësishëm, i cili do të vendosë fatin e këtij lojtari dhe do të bëhet në Milano midis stafeve drejtuese të dy skuadrave.
Yepes nga ana tjetër po pret me padurim të kalojë në radhët e kuq e zinjve pasi tashmë ai mund të bashkohet dhe të jetojë së bashku me gruan dhe fëmijën e tij të cilët qëndrojnë prej kohësh në Milano.
r.b/NOA