Tiranë, 19 mars, NOA Update - Nëse Partia Socialiste shpalli publikisht tërheqjen e saj nga nismat ligjore që dorëzoi vetë në Kuvend për transparencë të procesit zgjedhor të 28 qershorit, Partia Demokratike nuk ka për ta bërë një gjë të tillë.
Madje ajo do t'i shkojë vetë deri në fund kësaj historie, përmes amendimeve që ka bërë në projektligjin e paraqitur nga deputetët socialistë për komisionin hetimor mbi zgjedhjet.
Kjo ka qenë përgjigjia e menjëhershme që kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, por edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, i kanë dhënë deklaratës së bërë nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, për tërheqjen nga nisma për komision hetimor mbi transparencën e zgjedhjeve.
"Ju tërhiqeni, por neve jo. Ju vëmë në dispozicion amendamentet tona dhe emrat e komisionit hetimor, edhe pse emrat tuaj do jenë bosh. Për shkak se ju tërhiqeni, ne një farë mënyrë e pranojmë, por jo nga komisioni hetimor", tha Patozi lidhur me një fakt të tillë. (vijon)
n.e/NOA