English

Plagosje me thikë në qendër interneti

Korçë, 19 mars, NOA - Eshtë futur në një qendër interneti dhe aty ka goditur me thikë një djalë 19-vjeçar, dy herë në gjoks dhe dy herë në brinjën e majtë, duke u zhdukur më pas në drejtim të paditur.

Fjala është për 21-vjeçarin Lorant Zyli, banues në Korçë, i cili është identifikuar nga forcat e policisë së këtij qyteti, si autor i kësaj ngjarje të rëndë.

Ato konfirmojnë ndër të tjera për agjencinë e Lajmeve NOA se për fat të mirë, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, falë ndërhyrjes së shpejtë që iu bë në mjediset e spitalit të Korçës.

Ndërsa për agresorin, thuhet se është shpallur në kërkim nga policia dhe se po punohet intensivisht për kapjen me çdo kusht të tij.

Ndaj tij, tashmë rëndon vepra penale e "Vrasjes me dashje, e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE