Tiranë, 19 mars, Update, NOA - Policia e Tiranës ka dhënë detajet më të fundit në lidhje me ngjarjen që tronditi kryeqytetin paraditen e sotme. Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediat, ka sqaruar organizimin e operacionit dhe ka dhënë profilin e personit që bëri grabitjen dhe pengmarrjen.
Sipas Vocjat, Romeo Leka ka qenë dhe më parë me precedent penal dhe ka kryer një sërë veprash penale dhe grabitje me armë. "Autori është i moshës 25 vjeç dhe në vitin 1998 ka emigraruar së bashku me familjen e tij në New York të Shteteve të bashkuara të Amerikës. Në SH.B.A është arrestuar disa herë për "Trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike", "Vjedhje me armë", Vjedhje banke" dhe për "Posedim të armëve të zjarrit", u shpreh drejtuesi i policisë së Tiranës.
Vocaj shtoi se Leka, në gusht të vitit 2007 është deportuar nga autoritetet e emigracionit të SH.B.A dhe ka jetuar tek të afërm të tij në qytet Durrës, Kavajë, Burrel dhe Tiranë.
"Përveç ngjarjes së sotme shtetasi i lartëpërmendur është i dyshuar si autor i vjedhjes me armë të mbetur në tentativë të filialit të bankës Union Bank e ndodhur më datë 18.03.2010 në rrugën "Ali Demi" në Tiranë, si dhe i tentativës së vjedhje me armë ndodhur në mbrëmjen e mbrëmshme në Unazë të Re në Tiranë", u shpreh, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Tonin Vocaj.
Vocaj ka dhënë dhe detaj në lidhje e ngjarjen e ndodhur paradite. Ai ka deklaruar se , ngjarja ka nisur rreth orës 12.30', kur Leka ka vjedhur me armë filialin e bankës Raiffeisen që ndodhen në ambientet e brendshme të hotel Rogner.
"Menjëherë në vendin e ngjarjes u afruan Patrullat e Përgjithshme të Komisaraiti të Policisë Nr.1 dhe Nr.2 të Policisë së Tiranës, të cilët bënë të mundur një kufizim të shpejtë të zonës. Patrullat e Përgjithshme të Policisë, konstatuan që një person i armatosur po largohej me shpejtësi në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe bënë një kufizim më të ngushtë të zonës dhe pikërisht në rrugën "Abdul Frashëri" në Tiranë përballë me librin Universitar, mundën që të ndalin autorin e vjedhjes me armë", u shpreh Vocaj.
Në situatën e krijuar, grabitësi ka morrë peng një kalimtare të rastit.
"Në vendin e ngjarjes u afruan me shpejtësi edhe forca të tjera të Policisë së Tiranës dhe të Repartit RENEA. Është negocijuar me rrëmbyesin përreth 30 minuta dhe është synuar që të ruhej qetësia e tij, deri në organizimin e operacionit për kapjen dhe neutralizimin e tij", u shpreh drejtuesi i bluve të kryeqytetit.
Normalizimi i situatës është bërë falë ndërhyrjes mjaft profesionale të forcave speciale Renea. Gjithashtu u bë e mundur edhe sekuestrimi i të gjithave parave të grabitura.
Vocaj ka falënderuar Forcat Speciale RENEA dhe qytetarët e Tiranës, për mirëkutimin që treguan me forcat e policisë, si dhe mediat që pasqyruan në kohë dhe mënyrë reale ngjarjen.
m.xh/NOA