Tiranë, 19 mars, NOA Update - Përmendja e tragjedisë së Gërdecit dhe përgjegjësve të saj, nga ana e deputetes socialiste, Luiza Xhuvani, në seancën e sotme plenare, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të ministrit Fatmir Mediu.
"Me ato recitimet e tua dhe lotët false, ti kërkon të bësh lojë politike. Por meqë je e re në politikë, të them se nuk është mirë ta nisësh mbrapsht, por mbarë", i është drejtuar Mediu aktores, njëkohësisht deputetes Xhuvani.
Ndërsa kjo e fundit, e përmendi atë për tragjedinë e Gërdecit, duke pohuar se ministri i Mjedisit ka përgjegjësi direkte në të dhe ashtu si qeveria e tij, nuk u kërkoi të falur familjarëve të viktimave.
"Siç bëtë në fakt edhe me të përmbyturit e Shkodrës, ku as aty nuk kërkuat falje dhe i dëmshpërblyet me sa mundët", tha Xhuvani ndër të tjera në fjalën e saj për transparencën e procesit zgjedhor.
n.e/NOA