Tiranë, 19 mars, NOA Update - "Po të sfidoj zoti Berisha, unë e lë imunitetin tim për hetimin e kartave, ndërsa ti merr masat e tua. Hajde dhe ti vetë paraqitu para organit të akuzës ashtu si edhe mua".
Kjo ka qenë ajo që kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, e ka cilësuar si "sfidë" dhe që ia ka paraqitur kreut të mazhorancës, Sali Berisha për zgjidhjen e ngërçit politik.
"Hap kutitë dhe qeveris deri në fund të mandatit dhe ne të gjithë do të ikim në shtëpi. Edhe nëse në kuti ndodhet vjedhja, ne bëjmë kompromisin e madh historik, atë të rishikimit të kodit zgjedhor", tha më pas Ruçi.
"I thashë Berishës të hapte vetëm një kuti, atë të Ruzhdies, po ajo nuk u hap dhe nga kjo kuti e vetme mësuam jo vetëm ne, por edhe të huajt, se kemi patur shumë të drejtë kur kemi folur për kërcënimin e komisionerëve. Ruzhdiet janë të mbyllura dhe çelësi i tyre mbahet nga një njeri: Sali Berisha", aludoi ndër të tjera kreu i 64 deputetëve socialistë.
Duke përfunduar fjalën e tij se ky qenka "momenti i sfidës".
n.e/NOA