English

Sherr me familjen, vret veten i moshuari

Divjak, 19 mars, NOA - Një 54 vjeçar nga Divjaka e Lushnjes i ka dhënë fund jetës pas një grindje me familjarët. Lajmi konfirmohet nga policia e qytetit të Lushnjes dhe sqarohet se shtetasi Ylli. L, është vetëhelmuar me fotoksinë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe viktima ka qenë në gjendje të dehur, si pasojë e përdorimit të pijeve alkolike.

"Pas vetëhelmimit ai është shoqëruar nga të afërmit në spitalin e qytetit të Lushnjes, dhe me gjithë trajtimin e specializuar mjekësor në orën 23.00 ka gjetur vdekjen", thuhet në njoftimin e policisë.

m.xh/NOA.

KOMENTE