Britani e Madhe, 19 Mars NOA - Diçka vërtet qesharake ajo që ka ndodhur me studentët britanikë të cilët i janë përgjigjur pyetjes se kush ka qenë njeriu i parë që ka shkuar në hënë.
Në qoftë se të gjithë mendojnë për Neil Armstrong, përgjigja e tyre nuk ka qenë aspak e tillë pasi shumica e tyre kanë thënë se ka qenë personazhi i kukullave të Toy Story" Buzz Lightyear.
Ky kërkim u bë në Birmingham ku u morën në pyetje rreth 1 mijë studentë të "Birmingham Science City" përgjigjet e të cilëve të vinin buzën në gaz.
Në përgjigjet e shumta të dhëna spikati dhe ai i çiklistit Lance Armstrong. Një fakt ky i cili ka bërë që studentët britanikë të injorojnë njeriun e vërtetë që ka bërë diçka të tillë dhe që mban emrin e Neil Armstrong.
r.b/NOA