Nuk dua të besoj se PD kur lindi si Parti e parë opozitare në vitin 1991 ku si filozofi të saj kishte demokracinë dhe lirinë e votës sot pas 20 vitesh të vazhdojë avazin e përhershëm të manipulimit të votës së shqiptarëve
Nga Gjovalin Kadeli*
Kurrë nuk kam menduar se për herë të parë në parlamentin shqiptar do të marr fjalën të flas për atë që është A-ja e demokracisë për votën e lirë e për deformimin e saj siç ndodhi hapur më 28 Qershor 2009 e pikërisht atëherë kur kërkohen standarde, kur vazhdojmë të themi se jemi më afër se kurrë me Europën.
Nuk dua të besoj se PD kur lindi si Parti e parë opozitare në vitin 1991 ku si filozofi të saj kishte demokracinë dhe lirinë e votës sot pas 20 vitesh të vazhdojë avazin e përhershëm të manipulimit të votës së shqiptarëve.
Të gjithë besuam asokohe në lindjen e demokracisë, duke pasur besim pikërisht në liritë dhe të drejtat e njeriut që në themel kanë fjalën dhe votën e lirë, por sot shqiptarët janë tejet të zhgënjyer nga kjo. Ndaj kudo e sidomos në qeverisjen aktuale ku premtimet janë bërë motoja e kalimit të ditës ku varfëria është ulur këmbëkryq në vatrat e shqiptarëve të cilët presin para ekraneve premtimin e radhës.
Si mund të harrohen premtimet e fushatave elektorale për heqje listash nëpër dyqane, investime marramendëse e shumë të tjera si këto me qëllimin e vetëm fitoren me ç'do kusht e ç'do mjet në një kohë ku vështirësitë ekonomike po rriten sidomos të banorëve të qarkut Lezhë ku sot nuk dinë ku të drejtohen për kushtet minimale të jetesës, duke mos harruar këtu faturat abuzive të OSSH-së ku faturistët e saj sillen si taksambledhësit e kohës së Zogut një muaj me sahat e një muaj aforfe dhe në muajin pasardhës i llogarisin komplet vlerën e harxhuar dhe në muajin e llogaritur aforfe siç ndodh në Mamurras, premtimet boshe të OSSH-së se do tu kthejë diferencat janë mashtrimet e radhës të cilët kanë ku ti mësojnë.
Të nderuar kolegë të mazhorancës!
Kam dëgjuar gjatë kësaj periudhe nga segmente të mazhorancës të thuhet se zgjedhjet ishin të lira, nuk ka deformim të vullnetit të zgjedhësve dhe mbi të gjitha opozita nuk ka paraqitur fakte për deformim të votës apo manipulime të tjera para dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve. Kjo nuk është aspak e vërtetë se vetëm për fakte ka plot, të cilat po vazhdojnë të dalin një e nga një. Por duke qenë se ju i besoni vetëm drejtësisë unë ju pyes a nuk e tha drejtësia fjalën e saj në Ruzhdie a u besoni atyre fakteve?
Nga konstatimet tona në atë kohë të cilat janë të dokumentuara edhe në Tabelat e rezultateve të QV, rezultojnë shkeljet dhe parregullsitë të cilat ndikojnë direkt në procesin zgjedhor dhe në rezultatin përfundimtar të saj.
Më lejoni t'ju jap publikisht disa fakte për qarkun e Lezhës të cilat i kemi dërguar në KQZ që më datë 30.06.2009 si më poshtë:
· QV nr 0687: Nuk është vendosur numri i identifikimit përbri çdo zgjedhësi që është i pasqyruar si votues gjë që bie ndesh me nenin 105 pika 1/a,c të kodit zgjedhor.
· QV nr. 0691: Në kutinë e votimit janë gjetur nga 3 deri në 5 fletë votimi të lidhura së bashku gjë që tregojnë se është kryer votim kolektiv që bie ndesh me kodin zgjedhor. Numrat e pasqyruar në tabelën elektronike të rezultateve nuk rakordojnë. Dhe për këtë arsye sistemi i mbledhjes së informacionit në KQZ nuk e ka pranuar rezultatin.
· QV nr. 0695: Në listat e zgjedhësve nuk janë pasqyruar numrat e serisë të dokumenteve të identifikimit në gjysmën e votuesve gjë që flet për votim në emër të të tjerëve.
3. Komuna Kallmet
· QV nr. 0706: Në procesverbalin e mbajtur në QV rezulton numri fletëve të votimit të papërdorur 104 dhe të përdorura 359 ku realisht fletët e pa përdorura nuk gjenden në kuti. Se ku janë dërguar dhe në cilën kuti janë përdorur nga Vermoshi në Konispol hajde gjeje.
· QV nr. 0707: u gjeten 15 fletë votimi me shumë nga sa kanë votuar, kush i futi?
4. Komuna Kolsh
· QV nr. 0722: në listën e votuesve nuk u gjet i shënuar asnjë lloj dokumenti identifikimi dhe numri i serisë tyre gjë që bie në kundërshtim me nenin 105 pika 1/a,c të kodit zgjedhor.
· QV nr. 0724: Të dhënat në procesverbalin KAV-08 nuk përshtaten me të dhënat e kësaj tabele. Ka ndryshime nëpërmjet shifrave të shkruara dhe atyre faktike të gjetura në kuti.
· QV nr. 0728: Firmat në të shumtën e rasteve janë nga një dorë e vetme. Përfaqësuesi i opozitës në GNV nuk e kanë firmosur procesverbalin e tabelës së rezultateve pikërisht për këto parregullsi.
· QV nr. 740/2: Lista e zgjedhësve që kanë votuar nuk kanë numrin e dokumenteve të identifikimit, është cilësuar me shkrim lloji i dokumentit identifikues të paraqitur dhe jo numri çka përbën rast për falsifikim. Jashtë kutisë së materialeve janë gjendur vulat e QV.
· QV nr. 0742: Është konstatuar se në listën e votuesve nuk është shkruar numri i dokumentit të identifikimit për 188 votues. Nuk përputhet numri votuesve që kanë marrë pjesë në votim me numrin e fletëve të votimit të gjetura në kuti.
6. Komuna Shenkoll
· QV nr. 0743/1(Burgu): Nuk janë të shënuar në listën e votuesve lloji dhe numri dokumentit të identifikimit gjë që bie në kundërshtim me nenin 105 pika 1/a,c. Në kutinë e votimit nuk janë gjetur kundër fletët e fletëve të votimit. Në kutinë e materialeve nuk janë numri i fletëve të papërdorura. Në listën e votuesve rezulton që firmat janë të bëra nga një dorë ose pak duar dhe rezultati dihet 350 me 39 në favorin e PD pra të pushtetit.
· QV nr. 0745/1: Në disa raste nuk është shkruar lloji dhe numri i dokumentit identifikues të zgjedhësve.
· QV nr. 0747: Janë 195 nga 474 votues që kanë votuar ku nuk është shënuar numri i dokumentit të identifikimit.
Nuk rakordon numri personave që kanë votuar me atë të shënuar në procesverbal.
· QV nr. 0752: Numri i fletëve të votimit të papërdorura me numrin e votave nuk rakordon me atë të proces verbalit të mbylljes votimit i cili është me një diferencë prej 319 fletë votimi. Ku janë përdorur 319 fletë votimi??
7. Komuna Zejmen
· QV nr. 0759: Nuk është përcaktuar lloji i dokumentit të identifikimit dhe numri serial identifikues është katërshifror çka flet për falsifikim të tyre.
8. Komuna Ungrej
· QV nr. 0763: Materialet zgjedhore si listat dhe procesverbalet model 8 nuk u gjetën në kutinë e fletëve të votimit. Nuk rakordojnë të dhënat e procesverbalit te mbylljes me verifikimet e anëtareve te GNV me ato të gjetura faktikisht në kuti.
· QV nr. 0765: Në listën e zgjedhësve rezulton se kanë votuar mbi 50 votues me nënshkrime por pa të dhëna të numrit dhe llojit të dokumentit të identifikimit.
· QV nr. 0768: Në dy kutitë e kësaj QV nuk janë gjetur vula as e komisionit dhe as e Sekretarit të QV.
Ka dhe shume të dhëna të tjera të cilat të gjitha së bashku na forcojnë bindjen tonë se vetëm proces zgjedhor me standarde nuk mund të jetë, ndaj kërkojmë hetimin në themel të këtij procesi.
Siç e shikoni fenomeni "Ruzhdie" është kudo në Shqipëri, është në çdo QV, dhe ju vazhdoni të thoni se zgjedhjet ishin më të mira dhe me standarde. Unë po ju them dhe besoj se çdo shqiptar tashmë është i bindur se në Europë nuk pranohesh me Dushqe e Ruzhdie që prodhon politika e mbrapshtë e këtyre 20 viteve.
Ndaj të nderuar kolegë, i nderuar z. Kryeministër mbajeni fjalën e dhënë se do të pranoni kërkesat e opozitës dhe do ti jepni shumicën në komisionin hetimor, pranoni të jeni transparent ndaj atyre që na kanë votuar se kështu do të bëhemi më të besueshëm për shqiptarët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.
(*) Fjala e mbajtur sot në Kuvend e deputetit të PS