Tiranë, 19, mars, NOA- "Ju jini të frustruar sepse nuk e mendonit se në zgjedhjet e 28 qershorit do të humbisnit. Ju mendoni se pushteti është vetëm për ju".
Me këto fjalë e ka nisur fjalimin e saj kryetarja e Kuvendit, Joezfina Topalli, në seancë maratonë për transparencën e zgjedhjeve.
Topalli ka deklaruar se akuzat më të rënda që ka bërë PS-ja janë ato për komisionerët e saj. Ajo ka replikuar me deputetë e PS-së, Ilir Gjoni dhe Luiza Xhuvani, duke thënë se "çdo kush mund të shitet dhe të blihet, por jo militantët dhe komsionertë ishin militantë".
Kryetarja e Kuvendit ka theksuar se kostoja e kësaj krize do të bjer mbi qytetarët dhe mbi procesin e liberalizimit të vizave, nëse PS-ja nuk tërhiqet.
m.xh/NOA