Tiranë, 19 mars, update NOA - Pas 20 minutash ankth, ka përfunduar pengmarrja në qendër të Tiranës. Pas ndërhyrjes së policisë personi që ka marrë pengë një vajzë rreth 24 veçare në ambientet e një banke pranë Librit Universitar është dorëzuar te forcat e policisë.
Sipas informacioneve të gazetarëve të NOA në vendngjarje, policia ka arritur të bllokojë gjithë perimetrin nga Libri Universtitar te Presidenca duke bërë të pamundur largimin e pengmarrësit.
Ndërkohë që pas daljes nga banka, pengmarrësi i ka vendosur pistoletën në kohë vajzës duke kërcënuar policinë se do ta vriste nëse nuk largohej.
Bëhet e ditur se personi është një i ri rreth moshës 27 vjeçare.