English

Ushtarët homoseksualë përgjegjës për dështimin në Srebrenicë

Bruksel, 19 mars, NOA - Një ish-drejtues i ushtrisë amerikane ka bërë një prej akuzave më të veçanta, në lidhje me dështimin e misioneve të paqeruajtësve ndërkombëtare në luftërat në Ballkan. Xhon Shihan, ish komandanti i NATO-s, gjatë një seancë dëgjimore para Senatit amerikan, ku po diskutohej propozimi që homoseksualët të pranohen hapur në ushtrinë amerikane, u shpreh se dështimi i NATO-s në Srebrenicë erdhi si pasojë e ushtarëve homoseksual në radhët e trupave holandeze.

Zyrtarët hollandezë i kanë hedhur poshtë pretendimet e ish gjeneralit amerikan se, dështimi në Srebrenicën erdhi pjesërisht se në strukturat drejtuese kishte dhe homoseksualë të deklaruar.

NOA

KOMENTE