English

Vodafone prezanton një ofertë të re për abonentët e saj

Vodafone Albania prezanton një tjetër zgjidhje inteligjente komunikimi për bizneset. Planet tarifore Vodafone U Control 600 dhe Vodafone U Control 1200 ofrojnë liri komunikimi dhe kontroll të plotë të shpenzimeve

Tiranë, 19 Mars NOA -Vodafone Albania ofron një zgjidhje të re për bizneset që kanë nevojë për komunikim fleksibël me kontroll të plotë të kostove.

Drejtori i Departamentit të Marketingut i Vodafone Albania, Theodoros Pappas thotë se duke filluar nga data 19 Mars 2010, Vodafone Albania prezanton në treg planet tarifore Vodafone U Control 600 dhe Vodafone U Control 1200 - kombinime të planeve tarifore me parapagesë dhe me kontratë, të dizenjuara posaçërisht për bizneset dhe organizatat që kanë nevojë për fleksibilitet në komunikim dhe për kontroll të plotë të shpenzimeve.

Z. Pappas shpjegon se megjithëse komunikimi nëpërmjet celularit është shumë jetik për bizneset, shumë prej tyre hezitojnë të bëhen pjesë e planeve tarifore me kontratë për shkak të shqetësimit për tejkalim të kostove.

"Duke kuptuar nevojat e bizneseve shqiptare, Vodafone Albania e ka gjetur zgjidhjen për këtë shqetësim dhe tashmë i prezanton tregut planet tarifore Vodafone U Control që nga njëra anë i mundësojnë bizneseve një formë komunikimi që plotëson tërësisht nevojat e tyre dhe nga ana tjetër ‘iu sjell qetësinë' menaxherëve të financës në këto biznese", - thotë Pappas.

Regjistrimi në planet tarifore Vodafone U Control është shumë i thjeshtë dhe nuk kërkohet garanci apo tarifë fillestare regjistrimi. Në planin tarifor Vodafone U Control 600 kundrejt pagesës fikse mujore prej 600 lekë (pa TVSH), një përdorues ka në dispozicion 120 minuta kohë bisede në muaj për thirrjet brenda grupit të tij të biznesit. Ndërsa në planin Vodafone U Control 1200 kundrejt pagesës fikse mujore prej 1200 lek (pa TVSH) ofrohen 150 minuta kohë bisede brenda grupit dhe 30 minuta drejt çdo rrjeti kombëtar.

Planet tarifore Vodafone U Control 600 dhe Vodafone U Control 1200 ofrojnë fleksibilitet komunikimi dhe kontroll të plotë të shpenzimeve pasi përdoruesit mund të blejnë kohë bisede shtesë kurdoherë që dëshirojnë përmes kartave rimbushëse, njëlloj si në programet me parapagesë, si dhe të përfitojnë prej tarifës prej 22.5 lek/min (pa TVSH) për çdo thirrje kombëtare, pas konsumimit të minutave përkatëse mujore.

Veç kësaj, gjatë regjistrimit, përdoruesit mund të zgjedhin të hapin numra të rinj me kontratë apo të mbajnë numrat e tyre ekzistues Vodafone të planeve me parapagesë ose kontratë.

E veçanta e planeve tarifore Vodafone U Control 600 dhe Vodafone U Control 1200 qëndron në mundësinë që iu ofrohet bizneseve dhe organizatave për të dhënë më shumë liri komunikimi për personelin e tyre.

Veç kësaj të gjithë ato biznese që janë në planin me kontratë Vodafone Paketa Profesionale dhe që bëhen pjesë e planeve të reja tarifore Vodafone U Control, u jepet mundësia të flasin gati pa limit dhe pa kosto shtese drejt këtyre numrave të saporegjistruar në Vodafone U Control.

Informacione më të hollësishme për planet tarifore Vodafone U Control si dhe për të tjera oferta për biznese dhe individë mund të merret në çdo dyqan Vodafone, duke kontaktuar Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në numrat 139, 140, apo duke klikuar në spotin publicitar të Vodafone në krye të NOA.

e.r/NOA

KOMENTE