English

"48 Hour Film Project" tani edhe në Shqipëri

Tiranë, 20 shkurt, NOA - A mund të realizohet një film në 48 orë? Sa janë idetë dhe energjitë e një kineasti të rip ë të përballuar një sfidë të filmit me metrazh të shkurtër? Për ata që ëndërrojnë të jenë pjesë e kinemasë ka një hapësirë ku mund të shpalosin projektet e tyre. "48 Hour Film Project" është një festival i jashtëzakonshëm i filmit të shkurtër në termin e prodhimit dhe promovimit të filmave dhe kineastëve të rinj, ekskluzivisht shqiptarë.

"48 Hour Film Project" do të prezantohet në Tiranë për herë të parë në vitin 2010. Për arsye të problemeve të shkaktuara nga kriza ekonomike ne vendin tonë, theksi do të vihet në mbështetjen dhe në formimin e "grupeve komunitet" me krijues të rinj lokalë - duke lehtësuar krijimin e lidhjeve të reja dhe interaksionin midis tyre, shprehjen, afirmimin e potencialit dhe vlerave të tyre krijuese, për të bërë që fokusimi dhe grumbullimi i forcave krjuese dhe puna në grup të japë frytet e saj në një periudhë kohore rekord. Ata do të konkurrojnë për realizimin e një filmi të shkurtër vetëm brenda 48 orëve. Filmi më i mirë do të konkurrojë me filmat fitues nga e gjithë bota për titullin "Best 48 hour Film of the Year 2010".

Faza e parë konsiston në organizimin e konferencave në krijimin e grupeve studentore me një producent, regjizor, skenarist, aktorë e kështu me radhë. Ata do të regjistrohen me emrin e producentit tek adresa oficiale e festivalit me qendër në Los Angeles: http://www.48hourfilm.com/tiranë

Pjesëtarët e ekipit do të marrin përgjegjësinë për zgjedhjen e një kasti aktorësh dhe ekipi teknikësh, për të krijuar një film brenda një fundjave. Çdo ekip, pavarësisht nga niveli i aftësive të tyre, ka të drejtë të marrë pjesë në këtë konkurs. Takimi I pare për fazën e selektimit do të mbahet më 25 mars 2010, në Tiranë.

Filmit fitues në nivel kombëtar i jepet një trofe dhe do të vazhdojë rrugëtimin, për të konkurruar, duke përfaqësuar Shqipërinë dhe Tiranën në Kompeticionin Ndërkombëtar në SHBA, për çmimin e lartë Filmapalooza, i cili zhvillohet në NAB Show. Çmimet që do të ndahen si në kompeticionin do të jenë: regjisori më i mirë, aktori më i mirë, skenari më i mirë, muzika më e mirë, filmi më i mirë i vitit.

m.s/NOA

KOMENTE