Durrës, 20 mars, NOA - Të asfiksuara nga gazi, dy gra janë gjendur të vdekura në shtëpinë e tyre në fshatin Rrashbull të Durrësit.
Lajmi konfirmohet paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime zyrtare të policisë së Durrësit, sipas të cilave, bëhet fjalë për dy motra të moshuara që kanë gjetur vdekjen nga asfiksia e gazit.
Më tej, jepen edhe emrat e viktimave ngjarjes së rëndë, të cilët janë konkretisht Sabrie dhe Zenepe Kabashi, respektivisht 67 dhe 57 vjeç.
Sipas të dhënave të para, ka rezultuar se dy motrat e moshuara kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga gazi.
Ndërsa grupi hetimor është ende duke analizuar provat dhe elementët e tjerë në vendin e ngjarjes për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në shtëpinë e dy grave.
n.e/NOA