Uashington, 20 mars, NOA - Izraeli duhet që të ndalojë të gjithë aktivitetet në tokën e pushtuar dhe se ndërtimet e vendbanimeve brenda saj të ndërmarra prej tij janë të paligjshme.
Një thirrje të tillë ndaj Izraelit e ka bërë me dije sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun.
Pas takimit që pati me kryeministrin palestinez Salam Fayad në Ramalla, në fillim të vizitës së tij në Lindjen e Mesme, Mun duket se e ka marrë parasysh shqetësimin e ngritur prej tij.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se sekretari i përgjithshëm i OKB-së, do të takohet edhe me liderë izrelitë të cilët deri tani kanë refuzuar të ndërpresin ndërtimin e vendbanimeve të reja në tokat e pushtuara.
Më tej, ai u kërkoi të dyja palëve në konflikt që t'u rikthehen bisedimeve për paqe dhe të tregohen të sinqertë dhe elastike, duke përforcuar pozicionin e OKB-së se Jeruzalemi duhet të jetë kryeqyteti i Izraelit dhe i shtetit të ardhshëm palestinez.
n.e/NOA