Brno, (Slloveni) 20 mars, NOA - "Shqipëria i kushton shumë rëndësi bashkëpunimit rajonal, si dëshmi e një transformimi të thellë dhe një përpjekje shumë serioze". Ky është qëndimi që ka mbajtur kryeministrit Sali Berisha në forumin e Sllovenisë për të ardhmen e rajonit.
Në një pronocim për mediat, kryeministri Sali Berisha, e konsideroi zhvillimin e kësaj Konference shumë të rëndësishme. Ai ka vlerësuar praninë e Kryeministrit të Kosovës, zotit Thaçi në këtë Konferencë, duke theksuar se Kosova gjithnjë e më shumë po konsolidohet si faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në Ballkan dhe natyrisht, prania e saj këtu, është kontribut në problemet e paqes dhe sigurisë së rajonit.
Gjithashtu, Berisha ka shprehur keqardhjen për mospjesëmarrjen e Presidentit serb, Tadiç në Konferencë, duke u shprehur se vendi i tij është aty.
"Bashkëpunimi rajonal, është padyshim substancial për të gjithë ne që aspirojmë integrimin në BE", u shpreh Berisha.
Deklarata e kryeministrit Berisha, u bë para fillimit të konfercës së nivelit të lartë me liderë të Ballkanit Perëndimor, me temë, "Bashkë për Bashkimin Evropian: Kontributi i Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e Europës", e cila mbahet në Brno të Sllovenisë.
Konferenca, e cila organizohet nga kryeministrat e Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kroacisë Jadranka Kosor, ka pjesmarrës dhe kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski, kryeministrin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri i Bosnje-Hercegovinës Nikola Spiric, si dhe komisionerin për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë të BE-së Stefan Fule dhe shefi i UNMIK-ut në Kosovë Lamberto Zannier.
m.xh/NOA