English

Gumi: Ftojmë PS-në për hetimin

Tiranë, 20 mars, NOA - Partia Demokratike e ka ftuar sot publikisht Partinë Socialiste pas votimit të djeshëm në Kuvend, për të marrë pjesë aktivisht në nismën e Kuvendit për transparencën e zgjedhjeve të qershorit 2009.

"Kuvendi i çeli dritën jeshile hetimit kushtetues të zgjedhjeve të përgjithshme. Por dje Partia Socialiste provoi se nuk e do transparencën, pasi e refuzoi atë", ka deklaruar lidhur me një fakt të tillë, deputeti demokrat, Viktor Gumi.

Sipas tij, "tani ajo që mbetet është zbatimi në praktikë i vendimit të Kuvendit".

"Mazhoranca deklaron se do t'i qëndrojë të gjithë atyre premtimeve të bëra publikisht, duke realizuar kështu edhe parakushtet e tjera të deklaruara për arritjen e konsensusit politik, me qëllim ushtrimin e rolit kontrollues të Kuvendit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin", tha deputeti demokrat, Viktor Gumi.

n.e/NOA

KOMENTE