Tiranë, 20 mars, NOA - Kanë vijuar në distancë replikat mes përfaqësuesëve të mazhorancës dhe opozitës për votimin e një dite më parë në Kuvend. Pas deklaratës së zëdhënëses së kryetares së Kuvendit, ka reaguar deputetja e PS-së, Vasilika Hysi, e cila është shprehur se nuk ka zgjidhje tjetër përveçse protestave për të larguar qeverinë.
"E falenderojmë zonjën Ruzhdie që përmes zëdhënëses u tregoi përsëri sot shqiptarëve që gënjeshtra sy për sy, është mjeti i vetëm që i ka mbetur në dorë qeverisë së Ruzhdies", tha Hysi.
Ajo ka shtuar se dje shqiptarët panë se si u vodhën firmat e deputetëve të PS-së. "Të gjithë e panë dje atë që ndodhi, të gjithë e morën vesh se zgjedhjet janë grabitur. Të gjithë e kuptuan dje se ajo që ndodhur në Ruzhdie ndodh kudo, edhe në parlament ku u vodhën firmat e deputetëve të opozitës apo u bë votues edhe Saliu edhe Iliri që s'ishin fare aty", tha Hysi.
Në përfundim të reagimit të saj, Hysi ka përsëritur deklaratën e kreut të PS-së, duke u bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protesta për të larguar qeverinë. "Të gjithë në protesta për të larguar qeverinë e Ruzhdies", u shpreh Hysi.
m.xh/NOA