English

Pahor: Sllovenia, pro për vizat

Kranji, 20 mars, NOA - Sllovenia e mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit të saj drejt Bashkimit Evropian si edhe liberalizimin e vizave.

Një fakt të tillë ia ka bërë me dijeni kryeministrit Berisha, gjatë një takimi dypalësh në Slloveni, kryeministri slloven, Borut Pahor, në kuadrin e konferencës rajonale për bashkëpunimin rajonal që po mbahet në Kranji.

Gjatë takimit, kryeministri Berisha e njohu homologun slloven me hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare drejt realizimit të standardeve dhe përmbushjen e kritereve të kërkuara për integrimin në BE dhe liberalizimin e vizave.

Por u diskutua gjerësisht edhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, duke u ndalur veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik me interes të përbashkët, në energji, transport, turizëm, infrastrukturë, porte etj.

Kryeministri slloven tha ndërkaq se së shpejti ai do jetë në Shqipëri në një vizitë zyrtare, i shoqëruar nga një delegacion shumë i gjerë me investitorë të vendit të tij, për të prekur nga afër mundësitë dhe potencialet e shtimit të investimeve sllovene në vend.

n.e/NOA

KOMENTE