English

Papa kërkon falje për abuzimet seksuale

Vatikan, 20 mars, NOA - Papa Benedikti XVI u ka kërkuar falje sot viktimave të abuzimeve seksuale nga kleri katolik në Irlandë, duke thënë se ai ndjehet i turpëruar. "Ju keni vuajtur shumë dhe mua vërtetë më vjen keq", tha Papa në një letër të hapur drejtuar viktimave dhe familjeve të tyre.

Papa gjithashtu shpalli fillimin e hetimeve formale të Vatikanit për dioqezat dhe seminaret irlandeze, të cilat janë prekur nga skandali.

Vatikani po përpiqet ta kufizojë dëmin e shkaktuar nga abuzimet seksuale të fëmijëve nga priftërinjtë në Irlandë, Gjermani, Austri dhe Holandë.

NOA/EL

KOMENTE