Tiranë, 20 mars, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e cilësoi votimin e djeshëm në Kuvend, si votimin në Ruzhdie. Në një bashkëbisedim më gazetarët, kreu i PS-së ka sulmuar dhe një herë mazhorancën, duke u shprehur se qeveria ka frikë për hetimin e zgjedhjeve.
"U pa qartë se kush i friket transparencës dhe kush e kërkon transparencën. Fakti është shumë i qartë, nuk mund të ketë transparencë pa hapjen e kutive", u shpreh kreu i PS-së.
Ai ka theksuar se Partia Socialiste ka mbështetjen e ndërkombëtarë dhe se votimi i djeshëm në Kuvend, për ngritjen e Komsionit Hetmor ishte një dhunë kartonësh.
Rama theksoi se gjatë këtyre mujove PS-ja ka kërkuar një të drejtë elementare, "transparencën e votës së popullit".
Sipas tij e drejta e PS-së bazohet në të drejtën evropiane dhe në Kushtetutën e Shqipërisë.
m.xh/NOA