English

Steinberg-Meta, SHBA vlerëson politikën rajonale të Shqipërisë

Uashington, 20 mars, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë politikën rajonale të Shqipërisë. Ky qëndrimi i diplomacisë amerikane i është bërë i ditur zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ilir Meta gjatë takimit që ka zhvilluar sot me zëvendëssekretarin e Shtetit James Steinberg.

Zyra e shtypit e ministrisë së Jashtme njofton se në takimin mes Metës dhe Steinberg është diskutuar për çështjet e rajonit dhe marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Zëvendëssekretari i Shtetit, Steinberg, ka vlerësuar në mënyrë të veçantë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Gjithashtu, ai është shprehur me nota pozitive dhe për kontributin që jep Shqipëria në Afganistan.

"Steniberg ka vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe angazhimin Shqipërisë në Afganistan", thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme në lidhje me takimin.

Në fjalën e tij, ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka vlerësuar rëndësinë që kanë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. "SHBA është aleati ynë strategjik", ka thënë Meta.

Takimi mes dy personaliteteve u bë në kuadër të një vizite që zëvendëskryeministri, Ilir Meta po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

m.xh/NOA

KOMENTE