English

Thaçi: Herët apo vonë, Serbia do na njohë

Bërdo, 20 mars, NOA - Herët apo vonë, do të vijë dita që Serbia do ta njohë Kosovën si shtet i pavarur.

Një fakt të tillë e ka deklaruar gjatë fjalës që mbajti sot në konferencën rajonale në Bërdo të Sllovenisë, kryeministri Hashim Thaçi, sipas të cilit kjo është një gjë që nuk mund të shmanget.

Ndërkaq, lidhur me mospjesëmarrjen e presidentit serb Boris Tadiç në këtë konferencë, Thaçi tha se vendimi i tij i përket mentalitetit të së kaluarës, duke shtuar se edhe rezoluta 1244 i përket së kaluarës.

"Më e mira do të ishte që Serbia ta njohë Kosovën, dhe kjo do të ndodhë herët apo vonë", tha kryeministri kosovar, për të shtuar se bojkoti nuk është zgjidhje.

n.e/NOA

KOMENTE