English

Turqia zbut tonet ndaj armenëve

Ankara, 20 mars, NOA - Turqia ka vendosur zbus situatën e krijuar mes saj dhe Armenisë, duke deklaruar se nuk do të përzërë nga vendi punëtorët që jetojnë në mënyrë ilegale në vend. Deklarata është bërë nga kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili tha se nuk ka plane aktuale për dëbimin e punëtorëve armenë.

Pak ditë më parë, Erdogan u shpreh se do të merreshin masa në këtë drejtim.

Ndërkohë, mediat turke dhe grupet për të drejtat e njeriut reaguan pas kërcënimit të kryeministrit, se dëbimi do të bëhej si hakmarrje ndaj rezolutës së miratuar në vendet perëndimore për "gjenocidin" armen gjatë Luftës së Parë Botërore.

Në fillim të muajit, Komiteti për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA-ve e miratoi një rezolutë jodetyruese për "gjenocidin", e cila u pasua javën e kaluar me një rezolutë të ngjashme në parlamentin e Suedisë.

NOA/El

KOMENTE