Paris, 20 mars, NOA - Michel Platini duket se do të bëjë publike javën e ardhshme kandidimin për President i UEFA-s. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta franceze "L'Equipe", e cila citon burime afër personazhit të njohur të botës së sportit. Sipas gazetës, kandidatura e tij në krye të UEFA-s do të jetë për mandatin e vitit 2011.
Gazeta thekson se 53 vjeçari Platini, do e bëjë publike ambicien e tij, për të marrë dhe një herë drejtimin e UEFA-s, në konferencën që do të mbahet në Tel Aviv. Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm 53 shoqata, që janë pjesë e organizatës ndërkombëtare të futbollit.
m.xh/NOA