English

Atentat me bombë në Afganistan, 10 të vdekur

Kabul, 21 mars, NOA - Dhjetë persona mendohet të kenë vdekur në një shpërthim në provincën jugore të Afganistanit, Helmand.Lajmi konkonfirmohet nga agjencia e lajmeve "Reuters", e cila raporton se viktimat janë civilë.

Qëllimi i sulmit vetëvrasës ishte konvoj ushtarak që kalonte në një urë

Një zyrtar tha se shtatë persona janë plagosur nga shpërthimi në qarkun Gereshk.

Provinca Helmand është qendër e ofensivës së madhe të udhëhequr nga NATO kundër militantëve talibanë. Zëdhënësi i provincës, Daud Ahmadi, tha se bomba kishte shpërthyer kur një konvoj ushtarak po kalonte në një urë.

NOA/Reuters

KOMENTE