English

Britania drejt recensionit, bie sterlina

Londër, 21 mars, NOA - Deklarata e drejtuesve të Bankës së Anglisë, se vendi rrezikon sërish recensioni ka bërë që tregu financiar të reagojë në mënyrë të menjherëshme. Sipas medias angleze, sterlina britanike ka rënë disa pikë, menjëherë pas paralajmërimit për rrezik nga recesioni. Sipas bursës londineze sterlina ra 2.4 - 1.5 cent kundrejt dollarit.

Ndërsa në raport me euron sterlina ra 1 cent në 1.1 euro.

Deklarata për recension u bë nga anëtari i Komitetit të Politikës Monetare të Bankës Angleze, Andrew Sentance tha se "ekziston mundësia për recesion të dyfishtë".

Ulja e fundit e kursit të këmbimit të sterlinës u bë para zgjedhjeve të përgjithshme.

m.xh/NOA

KOMENTE