Tiranë, 21 mars, NOA - Parlamenti Europian do të njoh nga afër përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave nga qeveria shqiptare. Për këtë qëllim, një delegacioni i PE-së, do të vizitojë sot Tiranën.
Delegacioni do të kryesohet nga eurodeputeti, Eduard Kukan dhe në përbërje të tij do të jenë eurodeputetët Jelko Kacin, Simon Busuttil, Marije Cornalissen. Pjesë e këtij delegacioni do të jetë dhe raportuesja e Parlamentit Europian për liberalizimin e vizave Tanja Fajon.
Në axhendën zyrtare të delegacionit janë parashikuar takime me Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, si dhe me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta dhe ministrin e Brendshëm Lulzim Basha.
m.xh/NOA