Helmand, Afganistan 21 Mars - Një atentator vetëvrasës shkaktoi vdekjen e dhjetë dhe plagosjen e shtatë vetëve në jug të Afganistanit. Sulmi kamikaz është kryer në një urë të qytetit Gereshk në krahinën Helmand.
Sipas të dhënave të autoriteteve shumica e viktimave ishin tregtarë që po shisnin mallrat e tyre përgjatë cepit të rrugës.
Ndërkaq në provincën Khost si pasojë e një sulmi me bombë gjatë festës së viti të ri u vranë dy vetë, raporton radio Dojçe Vele.