Athinë, 21 mars, NOA - Ministri i Jashtëm Plotësues i Greqisë, Dimitris Drucas ka theksuar se nëse nuk zgjidhet kontesti i emrit, atëherë, Maqedonia nuk mund të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në, gjatë presidencës spanjolle.
Drucas ka theksuar se propozimi Republika e Maqedonisë Veriore plotëson kriteret greke. "Nëse do të zgjidhej emri, atëherë nuk do të ketë asnjë problem.
Por, nëse nuk ka zgjidhje, atëherë, ashtu siç kemi thënë, ajo do të jetë e pamundur", ka nënvizuar Drucas.
Shefi alternativ i diplomacisë greke ka theksuar se pozicionet greke janë më të pranueshme tek vendet e tjera, përfshirë edhe SHBA-të.
NOA-INA