Londër, 21 mars, - Një 27 vjeçar është arrestuar në Londër pasi ka shtypur me biçikletë një grua. Ngjarja ka ndodhur një prej rrugëve të Londrës dhe sipas BBC-së, aksidenti ka ndodhur në 21 shkurt.
E aksidentuara quhej, Marian Anderson, dhe ishte 56 vjeç. Megjithëse u shtrua menjëherë në urgjencë, goditja e biçikletës ishte shumë e fortë dhe i kishte dëmtuar kokën dhe kraharorin.
I riu që pas aksidentit, kish ndaluar për ti dhënë ndihmën e parë tashmë akuzohet për vrasje.
m.xh/NOA