English

Gjen vdekjen në shina pasi e shtyp treni i linjës Durrës-Tiranë

Tiranë, 21 Mars NOA - Një grua ende e paidentifikuar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme pasi u shtyp nga treni i udhëtarëve të linjës Durrës-Tiranë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe aktualisht forcat e saj po përpiqen të nxjerrin nga shinat gruan e vrarë pasi ajo është dëmtuar shumë nga ngjarja e ndodhur.

Dëshmitarët në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se në çastet e aksidentit, treni i linjës Durrës-Tiranë ishte duke hyrë në stacionin hekurudhor dhe gjendej vetëm pak metra larg.

Dyshimet e para bien mbi një vetëvrasje të mundshme, pasi siç treguan disa banorë të zonës, gruaja në moshë ende të papërcaktuar kishte disa orë që qëndronte rrotull dhe pranë shinave të trenit.

Policia tha se po bën përpjekje për të identifikuar të ndjerën.

e.r/NOA

KOMENTE