Berlin, 21 Mars - Qeveria federale gjermane ka reaguar e rezervuar lidhur me kërkesën e Presidentit të Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso për një mekanizëm kredish për vendet me borxhe të larta të euro-zonës, si Greqia.
Për ndihma të tilla nuk ka "asnjë instrument të përbashkët", tha ministri i Fianancave Wolfgang Scha¤uble për gazetën "Bild am Sonntag".
Pra mund të vijnë në pyetje - ndonjëherë - vetëm ndihmat bilaterale dhe vullnetare. Politikani i CDU-së vuri në dukje edhe një herë se Greqia e ka rrugën të hapur për para tek Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ministria e Schäubles hodhi poshtë informacionet për mendime të ndryshme mes tij dhe kancelares Angela Merkel lidhur me krizën e Greqisë.
Po ashtu një "ndalim të foluri" në zyrën e kancelares nuk ka pasur kurrë.