Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Heqja e vizave, Nishani merr vlerësime pozitive nga delegacioni i PE
English

Heqja e vizave, Nishani merr vlerësime pozitive nga delegacioni i PE

Tiranë, 21 Mars NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama priti sonte në një takim të veçantë delegacionin e Parlamentit Europian të kryesuar nga Presidenti i Komisionit për Ballkanin, Eduard Kukan.

Gjatë këtij takimi Edi Rama i kërkoi përfaqësuesve të Parlamentit Europian mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimit europian të Shqipërisë, të cilin kreu socialist e cilësoi si ëndrrën europiane të shqiptarëve.

Një temë e rëndësishme e bisedës ishte edhe zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Rama shprehu keqardhjen për sjelljen e mazhorancës në seancës plenare të javës së fundit, ku sipas tij, kërkesës së opozitës për transparencë dhe hetim të plotë e të detajuar të zgjedhjeve, pushteti iu përgjigj me forcën e kartonëve, duke tjetërsuar dhe shndërruar nismën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në një farsë që nuk mund të sigurojë as transparencë të zgjedhjeve të fundit dhe as garanci për standardet e zgjedhjeve të ardhshme. Nga ana e tij, Eduard Kukan shprehu keqardhjen për mosarritjen e kompromisit në parlament dhe për vazhdimësinë e krizës në Shqipëri.

"Pas hyrjes së opozitës në parlament", theksoi zoti Kukan, "shpresa për gjetjen e një zgjidhje u shtua, ndërkohë që sot me keqardhje vëmë re se zgjidhja e shumëpritur ende nuk është gjetur".

e.r/NOA

KOMENTE