Moskë, 21 Mars - Në gati 50 qytete ruse mijëra demonstrues kanë dalë nëpër rrugë në shenjë proteste kundër qeverisë së kryeministrit Vladimir Putin duke u ankuar për dukuritë sociale në përkeqësim e sipër.
Sipas të dhënave të opozitës, në Moskë, St. Petersburg, Vladivostok dhe në Kaliningrad u mblodhën rreth 10.000 njerëz nëpër protesta kundër papunësisë, ngritjes së çmimeve dhe taksave të larta.
Në disa demonstrata të lejuara janë arrestuar shumë pjesëmarrës, vetëm në Moskë më shumë se 60, raporton radio Dojçe Vele.
Për të ashtuquajturën "Dita e zemërimit" partitë, sindikatat dhe aktivistët për të drejtat e njeriut bënë thirrje për protesta.