Vatikan, 21 mars, NOA - Vatikani do të krijojë një komitet të veçantë për të hetuar, atë që njihet si shfaqja e Shën Mërisë në Bosnje-Hercegovinë. Bëhet fjalë për një histori besimi të përzierë me thashetheme dhe paragjykime që ka nisur në vitin 1981. Për herë të parë dëshmitarët, besimtar dhe jo besimtar, kanë deklaruar se kanë parë në qershor 1981, shfaqen e Shën Mërisë në një kishë në Bosnjë. Më pas i njëjti fenomen është parë dhe nga gjashtë fëmijët.
Mediat rajonale shkruajnë se komisioni hetimor ndërkombëtar i kryesuar nga Kardinali italian, Camillo Ruini, do të hetojnë në lidhje me raportimet që janë bërë për këtë rast.
Ngjarja mendohet se ndodh në periudha të veçanta në kishën Medjugorje në Bosnjën jugore. Sipas dëshmive, shihet një imazh i Shën Mërisë sikur noton në një re.
Hetimi i Vatikanit do të jap dhe përfundimin nëse kemi të bëjmë me halucinacione dhe fantazi të besimtarëve, ose vërtetësinë e ndonjë shenje hyjnore në rajonin e Ballkanit.
m.xh/NOA/AP