English

Shkrihet OMONIA, prezantohet në Shqipëri partia "MEGA"

Tiranë, 21 Mars NOA - Organizata e minoritetit grek OMONIA i ka lënë vendin një partie politike e cila synon të ketë zërin e saj në Parlamentin shqiptar në zgjedhjet më të para të përgjithshme në vend.

Komisioni nismëtar per krijimin e partisë "Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen" - MEGA, është mbledhur në qendrën turistike "Foinike" te komunës Finiq per te miratuar programin, statutin, emrin, emblemën, vulën, flamurin dhe Këshillin Drejtues te kësaj partie.

Burime zyrtare të MEGA i thanë agjencisë NOA se në këtë takim, ne prezence edhe te noterit u miratuan njëzëri i gjithë dokumentacioni ligjor dhe u firmos nga i gjithë grupi nismetar, pasi, gjate gjithe periudhes nga shpallja e pare e kesaj nisme, eshte bere nje pune sistematike me pjesëmarrjen e shume intelektualeve dhe anetareve te Minoritetit Etnik Grek, sugjerimet e te cielve u pasqyruan ne dokumentin perfundimtar.

"Firmetaret e pare te Partise "Minoriteti Etnik Grek per te Ardhmen" - MEGA, jane 27 veta dhe perbejne nje grup figurash te reja intelektualesh dhe biznesmenesh, te cilet shkelqejne ne profesionin dhe punen e tyre si dhe gezojne nje autoritet te padiskutueshem ne Minoritet", - thanë burimet zyrtare nga MEGA.

Në këtë mbledhje u zgjodh Bordi i pare Drejtues, i cili sipas statutit do te drejtoje gjithe veprimtarine organizative dhe politike te partise deri ne zgjedhjet e përgjithshme me parimin "nje anetar - nje vote".

Kryetari i ketij bordi u zgjodh Kristaq Kiço, inxhinier elektronik; Nenkryetare Dhori Terpo, pedagog; Roland Vasili, pedagog; Jorgo Mano, mjek gjinekolog dhe sekretar z. Stefan Shendi.

Grupi nismetar theksoi me pergjegjesi se kjo parti i ka dyert te hapura per te gjithe minoritaret greke dhe miqte e tyre, dhe se ne gjithe veprimtarine e saj do te respektoje me korrektesi parimet e demokracise se brendshme dhe sidomos verdiktin e popullit, pasi i drejtohet atij dhe vetem atij per te perzgjedhur udheheqjen dhe organet kolegjiale.

Formacioni i ri politik konsiderohet vijimesi e organizates OMONIA, e ngritur ne nje nivel me te larte organizativ dhe me pergjegjesi per perfaqesim politik te minoritetit.

v.d/e.r/NOA

KOMENTE