English

Shmangen rreziqet nga shpërthim i vullkani në Islandë

Autoritetet e Islandës e kanë lejuar sërish qarkullimin ajror pas ndërprerjes si pasojë e shpërthimit të një vullkani.

Shpërthimet në akullnajën Eyjafjall janë aq të kufizuara, sa nuk ekziston më rrezik për avionët nga llava apo pluhuri në ajër, thuhet në arsyetimin e autoriteteve.

Ky ishte shpërthimi i parë i një vullkani në Islandë pas dhjetë vitesh.

Rreth 700 banorë nga rrethinat e akullnajave të Islandës u desh të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

KOMENTE