Bankok, 21 mars, NOA - Dy bomba kanë shpërthyer para godinës së qeverisë në Tajlandë, një ditë pas manifestimeve për largimin e qeverisë nga detyra dhe shpërndarjen e Parlamentit.
Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare dhe mendohet se autorët janë përfaqësuesit e grupimit ekstremist të opozitës.
Një granatë ka goditur zyrën Kombëtare të Komisionit Anti-Korrupsion në provincën e Nonthaburi, në veri të kryeqytetit Bangkok.
Ndërsa bomba e dytë është hedhur në erë afër ministrisë së mbrojtjes.
Policia ka nisur hetimet.
NOA/ANSA