English

Adriano sërish protagonist

Brazil, 22 Mars NOA - Ka qenë sërish protagonist lojtari brazilian i Flamengos Adriano, i cili këtë herë e ka qenë i tillë në fushën e lojës dhe jo në jetën e tij private.

Adriano ka arritur të shënoi dy gola për ekipin e tij në ndeshjen e Flamengos me Botafogo.

Goli i dytë i realizuar nga braziliani ishte dhe ai përfundimtari, i cili vendosi ndeshjen në një rezultat final 2 me 2.

Menjëherë pas kësaj sfide Adriano, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për shtypin e këtij vendi dhe kjo sipas tyre është një shenjë proteste e tij, për artikujt e nxjerrë në drejtim të lojtarit për sa i përket jetës së tij personale.

Kujtojmë se Adriano në ndeshjet e fundit nuk ka qenë prezent për ekipin e tij dhe kjo lidhet me faktin se vetë lojtari ka patur një grindje me ish të fejuarën e tij.

r.b/NOA

KOMENTE