English

Dita Ndërkombëtare e Ujit, ai u mungon 800 milionë personave

Gjenevë, 22 mars, NOA - Rreth 800 milionë persona në botë vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm, ndërsa mëse 2.7 miliardë të tjerë vuajnë nga mungesa e kapaciteteve hijeno-sanitare.

Një fakt i tillë është publikuar nga organizmi i Kryqit të Kuq, në ditën Ndërkombëtare të Ujit, e përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, mëse 50 përqind e të gjithë shtretërve në spitale në botën e zhvilluar, janë të zënë me pacientët, që vuajnë nga pasojat e ujit të pasigurt dhe të mangësive sanitare. Konkretisht, thuhet se në Afrikë dhe Azi, "gratë ecin mesatarisht nga gjashtë kilometra, çdo ditë, vetëm për të marrë ujë". n.e/NOA

KOMENTE