Tiranë, 22 Mars NOA - Abonentët e ALBAKARTA dhe AMCKARTA tashmë mund të flasin 40 minuta kundrejt të gjithë operatorëve celular dhe të rrjetit fiks brenda Shqipërisë. Kjo në sajë të paketës së re të AMC e cila gjithashtu parashikon krijimin e një grupi prej katër numrash të përzgjedhur midis të cilëve komunikimi do të jetë falas.
AMC i ofron abonentëve me parapagesë mundësinë më të mirë për të komunikuar me të gjithë. Paketa ofron mundësinë për të krijuar mini-rrjete prej katër numrash, të cilët mund të flasin falas ndërmjet tyre gjatë gjithë kohës së ofertës.
Komunikimi falas dhe pa limit parashikon si telefonatat ashtu edhe komunikimin me SMS brenda katër numra që përbëjnë grupin.
Përveçse ofron komunikim falas brenda grupit të krijuar sipas dëshirës së abonentit, kjo ofertë ofron plot 40 minuta kohë bisede kundrejt të gjithë rrjetit celular dhe atij fiks brenda vendit.
Për ta aktivizuar këtë ofertë duhet që të bëhet një rimbushje prej 600 lekësh (TVSH e përfshirë) duke e bërë të vlefshme ofertën për 15 ditë nga dita e aktivizimit.
Pas mbarimit të kohës së ofertës mund të bëhet një ofertë tjetër e kështu me radhë për të vazhduar komunikimin me miqtë brenda rrjetit prej katër numrash si edhe me të gjithë rrjetin e operatorëve celularë apo rrjetin fiks kombëtar.
AMC e ka bërë shumë të lehtë për abonentët përzgjedhjen e kësaj pakete. Të gjithë ata që duan ta aktivizojnë, mund të regjistrohen shumë thjesht nëpërmjet menysë AMC Easy, në opsionin "Ofertat e mia" shumë thjesht.
"AMC përherë zhvillon programe dhe oferta që përputhen me nevojat dhe kërkesat e abonentëve duke krijuar një botë plot mundësi komunikimi", - siguroi sot, zyra e shtupit të kompanisë së parë të telefonisë celulare në Shqipëri.
Për t'u njohur me të gjitha ofertat më të fundit të AMC dhe shërbimet e saj, klikoni në spotin publicitar që gjendet në krye të faqes së NOA.
e.r/NOA