English

Gjen 715 mijë euro, i dorëzon në polici dhe më pas ngre padi

Regianna, Itali 23 Mars NOA - Pasi gjeti dhe rikthehu një portofol në të cilin ndodhej një çek i cili kishte vlerën e 715 mijë eurove, tashmë ka ngritur padi për të marrë një shpërblim në lidhje me këtë çështje.

Protagonist ishte një agjent komercial në Regianna, i cili pasi kësaj ndodhie tashmë ka hapur një çështje dhe kërkon një shpërblim të përshtatshëm pas dorëzimit të këtij çeku tek karabinierët.

Krahas saj, në portofolin e gjetur ndodhej dhe një çek me vlerë një mijë euro vlerë e cila mund të merrej nga çdo person por, ai nuk bëri diçka të tillë dhe e dorëzoi dhe atë në komisariat.

Kodi Civil ka një rregull i cili thotë se personi në fjalë mund të marrë një shpërblim e cila kap një të dhjetën e vlerës së gjetur.

Atij iu dha një ofertë e cila kishte si vlerë shumën 500 euro dhe personi në fjalë nuk pranoi diçka të tillë madje hapi një çështje penale për këtë arsye duke e konsideruar shumën e ofruar, si fyese.

r.b/NOA

KOMENTE