English

GJND fuqizon subjektivitetin e Kosovës

Prishtinë, 22 mars, NOA - Procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës vetëm sa do ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar të saj.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni zv/ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku.

Në një prononcim për mediat, ajo ka deklaruar se pala kosovare beson fuqishëm në ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës dhe se pavarësia është proces i pakthyeshëm.

Çitaku po ashtu ka kundërshtuar pretendimet e diplomacisë serbe që pas procesit në GJND të hapen negociata për statusin, duke theksuar se Kosova mbetet në qëndrimin për dialog të hapur për çështje konkrete vetëm si dy shtete të barabarta me secilin shtet.

n.e/NOA

KOMENTE