English

Haradinaj bëhet sot Qytetar Nderi i Tropojës

Tropojë, 22 mars, NOA - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të shpallet sot përmes një ceremonie të veçantë "Qytetar Nderi" i qytetit të Bajram Currit në veri të Shqipërisë.

Haradinaj edhe më parë është nderuar me këtë titull në qytete të tjera të Shqipërisë, si Fier, Gjirokastër, Kukës, Tropojë etj.

Ceremonia bëhet me dijeni se do të zhvillohet sot në qytetin e Bajram Currit, në prani të drejtuesve vendorë të këtij qyteti si edhe deputetëve të zonës, kryetarit të bashkisë dhe autoriteteve të tjera lokale.

Nga ana e tij, Haradinaj në këtë ceremoni do të shoqërohet nga zyrtarë të lartë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe deputetë të parlamentit të Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE